Rezervime që ikin te tjetri
Klienti shkruan në orën 23:00. Nëse përgjigja vjen nesër në mëngjes, dhoma është zënë diku tjetër.
Anita Hoxha
Agjentët AI
Automatizim Hotele & Restorante
Përgjigje të menjëhershme në WhatsApp, Instagram dhe Facebook — në shqip, anglisht dhe italisht. Për biznese bregdetare në Vlorë, Radhimë, Dhërmi dhe Himarë.

Në sezon, çdo minutë vonesë është një rezervim më pak.
Klienti shkruan në orën 23:00. Nëse përgjigja vjen nesër në mëngjes, dhoma është zënë diku tjetër.
Çmime, disponueshmëri, orare, parking. Stafi shpenzon orë të tëra për pyetjet që përsëriten.
Në pikun e verës mjafton një mesazh i harruar për një dhomë të dyfishuar ose një klient të humbur.
Agjenti juaj përgjigjet brenda sekondash në WhatsApp, Instagram dhe Facebook — edhe kur ju flini.
Çdo klient merr përgjigje në gjuhën e vet, me tonin e biznesit tuaj.
Mbledh datat, numrin e personave dhe të dhënat e kontaktit, dhe ju i keni gati në një vend.
Kur bisedа bëhet delikate, kalon te ju. Asgjë nuk vendoset pa ju.
Kursim kohe
Stafi kthehet te mikpritja, jo te telefoni.
Më shumë rezervime direkte
Më pak komisione, më shumë kontakt i drejtpërdrejtë.
Më pak stres në sezon
Asnjë mesazh i pambaruar, asnjë klient i harruar.
Pa kosto shtesë stafi
Një ndihmës që punon 24/7, pa turne dhe pa pushime.
Plotëson formularin me pak detaje për biznesin tënd.
Përgatis agjentin me menunë, dhomat, çmimet dhe tonin tuaj.
Lidhet me WhatsApp, Instagram e Facebook brenda pak ditësh.
Ndjek përgjigjet, rezervimet dhe përmirësimet çdo muaj.

21
vjet përvojë
2005
nga sistemi bankar
Prej 21 vitesh punoj në sistemin bankar, duke ndihmuar dhe suportuar klientët të përshtaten me çdo teknologji të re — nga kartat e para bankare në 2005, te internet banking në 2009, deri te viti 2016, kur isha pjesë e ekipit që inauguroi Zonën 24/7 për herë të parë në Vlorë. Këtë punë e vazhdoj edhe sot, paralelisht me biznesin tim.
Gjatë këtyre viteve kam mësuar diçka që s'mësohet në asnjë kurs: çdo biznes i vogël lufton me të njëjtën gjë — koha nuk mjafton kurrë. Pronarët e hoteleve dhe restoranteve që njoh personalisht humbin orë të tëra duke u përgjigjur në WhatsApp, Instagram e Booking.com — kohë që mund të shkonte për t'u kujdesur për klientët e tyre, jo për të shkruar të njëjtën përgjigje 50 herë në ditë.
Kjo më çoi drejt inteligjencës artificiale, si zgjidhje praktike për një problem që e kam parë me sytë e mi për 21 vjet.
Sot, si themeluese e Anita Hoxha AI Automatizime, ndihmoj hotele e restorante në bregdetin e jugut të Shqipërisë të automatizojnë komunikimin me klientët — duke kursyer kohë, duke rritur rezervimet, dhe duke lënë stafin të fokusohet te ajo që di më mirë: MIKPRITJA.
Përvoja ime bankare nuk është thjesht CV — është arsyeja pse e kuptoj biznesin tënd përpara se ta automatizoj.
Çdo hotel dhe restorant ka nevoja të ndryshme — plotëso formularin dhe të përgatis një ofertë të përshtatur për biznesin tënd.